Në një intervistë me Zane Lowe, të Apple Music, këngëtari me famë botërore, Justin Bieber ka folur për karrierën dhe jetën e tij personale. Ai shprehet se, si për karrierën, ashtu edhe për jetën personale i është dashur të bëjë një rrugë të gjatë.

Këngëtari foli për albumin e tij të ri “Changes” dhe mënyrën se si ai ka evoluar në marrëdhëniet e tij, përfshirë edhe faktin sesa shumë besimi i tij dhe bashkëshortes Hailey Baldwin kanë ndikuar në këndvështrimin e tij për të tashmen dhe të ardhmen. Por rruga e tyre drejt lumturisë nuk ishte e lehtë.

Justin flet për kohën kur ishin në fazat e parë të njohjes dhe lidhjes me Hailey-n dhe lëndimin nga lidhja me Selena Gomez.

“Para se të shkoja në një turne muzikor, i thashë Hailye-t pas shumë takimesh: “Dëgjo, unë jam akoma i lënduar dhe nuk jam i gatshëm të lidhem me ty në asnjë lloj forme.”,- tha Bieber.

“Unë jam lënduar shumë nga marrëdhënia ime e mëparshme.”,- shtoi ai kur Lowe e pyeti pse nuk donte të niste një lidhje me Hailey-n në atë kohë, informon dritare.net

“Që të jem i sinqertë, nuk mendoj se dija se me çfarë po luftoja vërtet në atë kohë. Nuk mendoj që po merresha me mosmirënjohjen. Isha në një pikë ku nuk doja t’i tregoja gjë Hailey-t. Ndihesha sikur ajo më respektonte në atë kohë dhe kisha shumë respekt për të, dhe kështu thjesht nuk e bëra. Ajo më donte mua, dhe duke parë më parë me vajza të tjera u lëndua shumë. Më pas ajo doli dhe bëri gjëra që më lënduan dhe mua. Unë e lëndova, ajo më lëndoi. Pastaj para turneut, ne ndaluam së foluri. Unë u mërzita vërtet. “,- tha Justin.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat