Jonida Vokshi pranoi se është në pritje të ëmbël pak ditë më parë, teksa qëndronte e ulur në karrigen e jurisë së “Top Talent”.

Moderatorja foli kur po diskutohej për votat, dhe tha se kur të jenë barazim, ajo do të përdorë votën e pestë.

“Kur të jemi barazim, unë do të përdor votën e pestë sepse jemi pesë veta në juri”, tregoi Jonida.

Ende nuk e dimë gjininë e bebushit që po presin Jonida dhe Besniku, por këtë pritet ta zbulojmë pak më vonë.

Ndërkohë, Jonida na fton të shijojmë romancën e tyre, me disa foto të ëmbla të publikuara në Instagram.

Ajo shfaqet e veshur sportive me tuta të gjera, që e fshehin barkun e saj, ndërsa i shpreh dashurinë partnerit duke i thënë “E du”.

Jonida i dha fund beqarisë në shtator të  vitit që lamë pas. Ajo dhe partneri i saj, Besnik Krapi celebruan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në bregdet dhe u kurorëzuan nga Elvana Gjata.


Flash Lajme

Më të lexuarat