“Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar.”

Këngëtarja Bebe Rexha është në depresion të madh, ndërsa gjithashtu është edhe bipolare dhe këtë ajo tashmë po e ndan më shpesh me fansat e saj.

Në përshkrimin e gjatë nën një foto magjepsëse të saj me një fustan blu, këngëtarja u tha miliona ndjekësve të saj në Instagram se është depresion.

Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër foto glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq,” shkroi ajo.

Ajo vazhdoi të shpjegojë se gjendja e saj aktuale mendore ishte arsyeja pse kohët e fundit nuk kishte qenë aktive në mediat sociale. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se depresioni i saj kishte qenë sabotues i marrëdhënieve të saj.

“Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7,” shtoi ajo.

“Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar.”

Këngëtarja “I’m a Mess” vazhdoi të shtojë se e vetmja gjë që e mbajti të shëndoshë ishte të qenurit në studio duke punuar në albumin e saj të ardhshëm. Ajo e përshkroi muzikën si “shëruese” dhe u premtoi fansave të saj se do të dëgjonin këngët e saj të reja së shpejti.

Ajo përmendi gjithashtu çrregullimin e saj bipolar, duke thënë se ajo “ta shpif” dhe tregon se shpesh dëshiron që ajo të ishte “normale”.

“Kjo nuk jam unë që dua të jem viktimë, unë mendoj se dua t’i mbaj fansat e mi të azhurnuar dhe shpresoj që dikush që kalon nëpër të njëjtën të mos ndjehet aq i vetëm,” shtoi ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All