Princi Harry dhe Meghan Markle do të tërhiqen zyrtarisht nga titujt mbretërorë muajin e ardhshëm.

Marrëveshja (Mexit) e arritur midis mbretëreshës dhe çiftit muajin e kaluar do të hyjë në fuqi duke filluar nga 31 marsi, thotë një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex për revistën People.

Duke filluar nga 1 prilli, Harry dhe Meghan nuk do të kenë më një zyrë në Pallatin Buckingham dhe do të përfaqësohen nga ekipi i tyre i fondacionit të bamirësisë, në realizimin e detyrave mbretërore të mbetura.

Pasi lajmëruan tërheqjen nga titujt mbretërorë, princi Harry dhe Meghan Markle nisën jetën me djalin e tyre Archi në Amerikën  e Veriut. Dje çifti mbretëror u fotografua duke kaluar rrugën, bashkë.

Ndërsa sot, Harry është kapur nga fotografët, duke dalë nga një dyqan, me drekën në dorë. Tashmë Harry i bën vetë pazaret.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All