Mario Deda i ftuar tek emisioni “Vizioni i Pasdite” ka folur edhe njëherë për fituesen e Festivalit të RTSH. Drejtuesi i Bandës së RTSH-së ka thënë se Elvana fitoi publikun Gjithashtu shtoi se me një juri tjetër, fituesja e FiK 2019 do të ishte Elvana.

“Elvana si personazh e fitoi festivalin… po të mos ishin dy mercenarë shqiptarë në jurinë e vlerësimeve Elvana do të kishte fituar?! Kjo dihet… kam rezervat e mia pse nuk ka një feedback pas rezultateve të këngës fituese…”



“Si profesionist duhet të them që më pëlqeu si rezultat, unë them që kënga e Arilenës ishte një produksion shumë i mirë dhe krijimtari shumë e mirë. Në thelb, festivali është konkurs kompozicioni dhe jo këndimit ose interpretimit. Duke qenë i tillë, aty duhet të fitojë kënga më e mirë dhe jo këngëtari më i mirë.”,- u shpreh Mario.


Flash Lajme

Më të lexuarat