Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka qënë në qëndër të vëmendjes së mediave pas zyrtarizimit të lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku.



Përmes një postimi në “Instagram”, dy ditë më parë Rudina tregoi se po arratisej së bashku me partnerin e saj, ish-deputetin Frroku për disa ditë pushimi.

Më pas aktorja e humorit postoi dhe një foto ku shfaqej më e dashuruar se kurrë me  partnerin e saj duke u puthur rrugëve të qytetit.

Së fundmi, ajo postoi një tjetër foto ku tregoi vendodhjen. Siç duket dhe nga fotoja çifti më i ri i showbiz-it kanë zgjedhur si destinacion për tu relaksuar Vjenën.

Kujtojmë se pushimet e para çifti i kaloi në Venecia, Itali, nga ku aktorja postoi dhe fotot ku shfaqej e lumtur në krah të partnerit të saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat