Më e lumtur se kurrë duket Alekta Vejsiu këto ditë, pas suksesit të saj në Itali. Tashmë moderatorja shqiptare, suksesin e saj e ka arritur edhe në vendin fqinj.

Para pak ditësh, ajo dha një intervistë në Mediaset.

Së fundmi, Vejsiu ka ndarë një postim në rrjetet sociale, përmes disa fotove ku duket qartë shkëlqimi në sytë e një vajze krenare.

“Ecja e një shqiptareje krenare! Një përshëndetje për të gjithë publikun italian, dhe për 80 mijë ndjekësit e rinj që janë shtuar në profilin tim këto ditë.

Faleminderit edhe për të gjitha mesazhet dhe komentet që më keni dërguar”, shkruan Vejsiu në instagram./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat