Jetën private, Alketa Vejsiu, gjithmonë ka dashur ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Nuk poston kurrë foto me familjen dhe është e kujdesshme që gjithmonë të marrë vëmendje me sukseset në profesionin e saj, jo me lajmet përtej kësaj.

Por së fundmi në intervistën në Mediaset, ajo ka folur pak për prindërit e saj, të cilët janë ndarë që kur ajo ishte 6-vjeç.

“Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur”, u shpreh moderatorja shqiptare./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat