Keisi ka reaguar keq pas publikimit të videos nga emisioni i fundit i Roza Latit.
Roza Lati në emisionin e saj ‘Why Not” e kishte të ftuar reperin Stresi, shkruan lajmi.net.

Ata po bënin një skeç humoristik i cili nuk u prit edhe aq mirë nga Keisi. Ajo ka reaguar ashpër kundrejt Rozës të cilës i thotë se po tallet me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve dhe sipas saj kjo nuk është për të qeshur.
“Më përd hunoi, jam shtatzënë”, dëgjohet të thotë Roza në video ndërsa më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Keisit.
“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, ka shkruar ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat