Dizajneri i njohur i modës italiane, Giorgio Armani, zhvilloi sfilatën e tij në Javën e Modës në Milano, në një sallë boshe, duke e transmetuar online. Kjo për shkak të frikës së koronavirusit, i cili është bërë shumë shqetësues në Itali.

Stilisti legjendar tha se “sfilata do të shfaqet pas dyerve të mbylla, për shkak të zhvillimeve të fundit të koronavirusit në Itali”.

Ka qenë vetë ai që u ka kërkuar njerëzve të mos marrin pjesë, për të ruajtur mirëqenien e të gjithë miqve dhe të ftuarve.

Kujtojmë se në Itali deri më tani janë shënuar 4 viktima, ndërsa 152 të tjerë janë infketuar./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat