Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, përmes një postimi në rrjete sociale ka ngritur shqetësimin e përdorimit në masë të rrjeteve sociale nga fëmijët.

Fatma u shkruan të gjithë nënave, dhe sipas saj nuk është në rregull që një fëmijë të ketë facebook e instagram.

Postimi i Fatma Haxhialiut

Mama te dashura doja te shtroja nje teme sot edhe pse im bir eshte ende i vogel dhe ndoshta nxitohem ne gjykim, por mua me duket e tmerrshme qe nje femije 10 vjec te kete Instagram apo Facebook.
Me duket nje stres i jashtezakonshem te cilin ata nuk dine ta manaxhojne (jeta joreale qe shfaqet ne rrjete sociale, lumturia e shtirur, krahasimi i vetes me te tjeret qe nga pamja deri te stili i jeteses etj, etj) shto ketu pedofilet online, ngacmimet seksuale nga perverse qe dergojne foto e video eksplicite, bullizmin online, etj, etj.
Ekspertet nga nje survejim qe kane bere thone se shumica e femijeve kurre nuk u tregojne prinderve per ngacmimet qe u behen online, pasi ata jane te traumatizuar, u vjen turp dhe ndjehen sikur e kane ata fajin dhe e kane merituar situaten ne te cilen ndodhen.
Si mendoni, kur eshte e pershtatshme te kene nje profil te vetin ne rrjetet sociale? Edhe pse Instagrami ka vendosur limit moshen 13 vjec, a nuk eshte shume i vogel nje femije i kesaj moshe per kaq shume rreziqe.
Si ja beni me femijet tuaj?
A kane profile? A e keni dhe ju passëordin? A i kontrolloni?/ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat