Ingirt Gjoni po riktehet me projekt të ri muzikor.

Një emër i pëlqyer i estradës shqiptare është edhe Ingrit Gjoni, e cila ka njoftuar fansat se po sjell këngë të re, shkruan lajmi.net.

“Fjalë zemre” mban titullin projekti i ri i kësaj artisteje, të cilit do t’ia bashkëngjes edhe videoklipin.

E veçanta e videoklipit të Ingritit është edhe fakti se pjesë e tij është djali i saj Paridi, madje në një video që e postoi në rrjete sociale, ajo solli pamje nga prapaskenat e tij.

Këngëtarja ka bërë të ditur që këtë projekt e sjell në bashkëpunim me Vida Kunorën.

Kujtojmë se “Lumja unë” titullohet kënga e fundit nga Ingrit Gjoni, këngë të cilën e kishte sjellë në duet me Cristi Megën. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

Coming Soon… Fjalë Zemre @paridmara23 @vida.kunora @kozelidon @marenglen_boja @makeupbyelona @sallon_anaa__ @arkivashqip @maxproductional ?

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on


Flash Lajme

Më të lexuarat