Këngëtarja e njohur Era Istrefi  ishte në qendër të vëmendjes ditën e djeshme për shkak se në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku ajo dukej me barkun e fryrë. Menjëherë u aludua se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël dhe kjo ishte dhe arsyeja se përse Era u shkëput për disa kohë nga rrjetet sociale.



Mirëpo, Era i ka hedhur menjëherë poshtë aludimet. Këngëtarja ka reaguar menjëherë  me anë të një video-je të postuar në “Instastory”, ku shfaqet me barku e sheshtë, duke lënë të nënkuptohet se lajmet që qarkulluan janë të pavërteta.

-640-0-5e64217a53476
<
>

Kujtojmë se në rrjetet sociale vetëm pak ditë më parë, fansat papritur nisën të komentonin “RIP” në një ndër fotot e saj. I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i së motrës, Nora Istrefi e cila tregoi se Era është shëndoshë e mirë.


Flash Lajme

Më të lexuarat