Dua Lipa është parë duke shëtitur me të dashurin e saj rrugëve të Londrës dhe në sy ka rënë xhaketa e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një prej emrave shumë të dashur për publikun.

Emri i saj lakohet shpesh nëpër mediat rozë për arsye të ndryshme. Përveç sukseseve për Dua Lipën flitet edhe lidhur me jetën e saj private dhe shpenzimet.

Së fundmi ajo është fotografuar rrugëve të Londrës së bashku me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe nuk ka pasur se si të mos bie në sy xhaketa e saj.

Xhaketa “Balenciaga” të cilën e ka veshur këngëtarja shqiptare kap shifrën e 3,000 funteve (afro 3460 euro).


Flash Lajme

Më të lexuarat