Aktorja e njohur, Leze Qena sot ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, pas një gjendje të përkeqësuar shëndetësore. Lajmin për vdekjen e aktores së madhe e ka bërë të ditur për mediat shefi i Intenzivës në QKUKU, Shaqir Uka.

Ai për gazetën Express ka thënë se aktorja është shtruar në spital 20 ditë më parë. “Është pranuar në mjekimin Intensiv me 6 mars. Për shkak të një problemi që e ka pasur në regjionin e barkut, ne ia kemi bërë një intervenim kirurgjik. Pacientja ka ndërruar jetë sot në orën 09:50”, ka thënë Uka.

Ajo ishte pjesë marrëse në shumë filma, seriale vendore dhe përtej saj. Së fundi ishte pjesë e serialit Cka ka shpija”.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All