Tayna periudhën e izolimit po e shfrytëzon për të shkruar këngë të reja.

Tayna me t’u kthyer nga Amerika ka shkuar në shtëpinë e saj në Prizren, për të qëndruar e mbyllur dhe pranë familjes së saj, shkruan lajmi.net.

Por, reperja këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për të shkruar këngë të reja, të cilat do t’i finalizojë pasi të dalë nga karantina.

Ajo ka publikuar pas mesnatës disa fotografi, me të cilat tregoi se po shkruan ‘hitet’ e reja.

“Më falni për drejtshkimin. Mos ma keshni shkrimin se si t’doktorrav e kom. Dr TayTay, plus me qit shkrim jon bo shume hite”, ka shkruar Tayna.

Për ndryshe, “Edhe ti” mban titullin projekti i fundit i Taynës, në duet me Mozzik i cili u prit shumë mirë nga ana e fansave të saj. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat