Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka qëndruar 14 ditë në vetëizolim, për shkak se kishte udhëtuar jashtë vendit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Aurela tregon se është bashkuar sot me vajzat e saj, pasi ka pritur me ankth për 14 ditë, që të shfaqë ndonjë shenjë, së bashku me 6 pjesëtarët e tjerë të grupit, me të cilit kishte udhëtuar përtej oqeanit, por që fatmirësisht të gjithë janë mirë dhe janë bashkuar me familjet e tyre.

Mesazhi i Aurela Gaçes:

Më në fund ,bashkë ❤❤❤❤. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) .
Zemra ime e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja zemrat e mamit.

Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona. .

Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. ~~~
Tani ,do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku?.
~~~
~~
Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke me dhene kurajo .
Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik ,duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. –
Se bashku ,shpresoj t’ja dalim ,te gjithe .
#uneqendrojneshtepi


Flash Lajme

Më të lexuarat