Modelja e njohur e ‘Victoria’s Secret’, Alexina Graham është prekur nga virusi vdekjeprurës, që po merr mijëra jetë njerëzish në botë.



Lajmin e ka bërë me dije, vetë modelja Graham në një postim në rrjetin social ‘ Instagram’ e cila rrëfen vështirësitë që ka COVID-19.

Ajo shkruan se ditët e para ka vjellur dhe më pas ka pasu ethe dhe dhimbje të forta në trup. Modelja u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjëndje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihme edhe për tu ngritur nga krevati. Edhe ngrenia e ushqimit u bë e vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe merreni këtë seriozisht.”- shkruan ndër të tjera modelja, e cila prej 5 ditësh ka qenë në terapi intensive.


Flash Lajme

Më të lexuarat