Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke promovuar gjithandej nëpër botë albumin e saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili ka një javë që ka dalë në shitje.

Në një intervistë të gjatë për mediumin prestigjioz britanik, The Guardian, Dua ka folur së fundmi rreth suksesit të albuit, teksa nuk ka nguruar të hapet edhe për jetë e saj private.

Ajo u shpreh e shqetësuar për politikën e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it. Sikur kjo të ekzistonte në vitet ’90, ajo mendon se Mbretëria e Bashkuar do të ndalonte familjen e saj të iknin nga Kosova.

“Më shqetëson se ndoshta disa nga gjeneratat e reja të refugjatëve nuk kanë në të vërtetë të njëjtat mundësi që mua m’u dhanë për shkak të fatit – ose për fat të keq – që prindërit e mi u transferuan në Londër dhe unë linda këtu dhe isha në gjendje të jetoja ëndrrën që desha”, thotë ajo. “Nëse Britania e pas-Brexitit ende i ofron ato mundësi, ‘ne do të shohim se si funksionon gjithçka’”, thotë ajo me kujdes. E acaruar për Brexitin, Dua shrephet: “Duke qenë nga Kosova, unë e di se çfarë do të thotë që ata [refugjatët] të jenë pjesë e BE-së dhe të pranohen”.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All