Enca, një personazh mjaft i hapur dhe plot humor ka qenë këtë të shtunë në një lidhje direkte në skype me autoren dhe moderatoren Dojna Mema në Pop Culture.



Gjithmonë është përfolur se Enca konsumon marijuanë, gjë të cilën këngëtarja e ka pranuar për herë të parë, madje ka bërë edhe një shpjegim për fansat e saj. Çfarë bën kur nuk të zë gjumi e ka pyetur Dojna dhe Enca ka thënë:

“I smoke cigarettes, po jo nga ato, sepse ma kanë thënë fansat pse ke thënë që nuk pi cigare. E vërteta është që unë duhanin e urrej nuk e kam pirë kurrë por pi forma të tjera që ngjasojnë me duhanin”.Duke nënkuptuar kështu se konsumon marijuanë, frazë të cilën nuk mund ta thotë për shkak të efektit televiziv.


Flash Lajme

Më të lexuarat