Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizit shqiptarë.



Së fundmi, Arbenita ka zbuluar detaje të reja në lidhje me marrëdhënien e saj me reperin.

Përmes një rubrike në “Instastory”, Arbenita ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj, dhe një ndër pyetjet ishte se sir a në dashuri me Feron.

Modelja shkruan se Fero bëri atë që i tha dhe si një ‘burrë tamam’ foli me familjen e saj.

“Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëqlen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël”, shkruan Arbenita.

Ndër të tjera, modelja tregoi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë.


Flash Lajme

Më të lexuarat