Rita Ora ka njoftuar se do të performojë nga shtëpia më 18 prill.

Rita Ora përmes një postimi, ka bërë të ditur se më 18 prill do të performojë me moton “Një botë: së bashku në shtëpi”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja bëri të ditur se performancat e tyre bëhen në mënyrë që ta falënderojnë stafin mjekësor për punën që po e bën këto ditë si dhe të ndihmojnë në luftën kundër COVID-19.

“Një botë: së bashku në shtëpi. Jam shumë e nderuar të ju njoftoj që i bashkohem “Një botë: Së bashku në shtëpi”, të shtunën, 18 prill për “WHO” dhe “Global Citizen” !! Së bashku ne do të performojmë për të falënderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, në mbështetje të Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit COVID-19 për OBSH. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi!”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, Rita Ora tash e sa ditë po qëndorn e mbyllur në shtëpinë e saj në Londër, bashkë me familjen.

View this post on Instagram

ONE WORLD: TOGETHER AT HOME!!! ❤️ I am so honoured to announce that I will be joining the ‘One World: Together At Home’ special on Saturday 18th April for the @who and @glblctzn!! Together we’ll be performing to celebrate healthcare workers around the world in support of the COVID-19 Solidarity Response Fund for WHO. Please stay safe and stay at home! #TogetherAtHome

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on


Flash Lajme

Më të lexuarat