Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi, është deklaruar kundër thirrjes së këngëtarit Labinot Tahiri për organizim të protestave kundër ndalimit të ahengjeve familjare për sezonin veror 2020.

Sipas saj më e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i qytetarëve për këtë arsye i del kundër thirrjes së tij për përkrahje.

Siç shprehet Leonora kjo është hera e parë që ajo i del kundër një thirrje të Labinot Tahirit, duke shtuar se përveç humbjes që mund të kenë artistët, në vendin tonë ka shumë njerëz që nuk kanë mundësi të punojnë as një punë më të thjeshtë, shkruan “Zëri.info“.

“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë „Çka t’bahet me të tjerët le të bëhet edhe me neve“. Në këtë shtet ka njerëz të varfër e ma nevojtar të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim Labinot Tahiri për proteste.”, ka shkruar Leonora.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All