Moderatori Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë.



Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, ku përmes një postimi në ‘Instagram’  falenderon bashkëshorten e tij Sara, që ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilin kanë zgjedhur që ta pagëzojnë me emrin Dante.

“Sot në orën 04:55 am erdhi në jetë biri im Dante Bega shëndoshë e mirë. Të falenderoj shpirt Sara që më solle në jetë princin e vogël❤. Një falenderim i madh për mjekët e spitalit “Koco Glozheni” për çdo gjë që benë dhe klinikën @criostemcells për mundësinë e ruajties së qelizave staminale. Një bekim i madh në jetën time. Mbarësi dhe për të gjithë ju”.

Kujtojmë që moderatori është baba i dy fëmijëve të tjerë, Dankanit dhe Nias, që i ka nga dy martesa të mëparshme.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All