Xhezair Elezi-Xheza, këngëtari i popullarizuar nga Kumanova, në një bisedë për gazetarin Reshat Ibrahimi ka zbuluar se cilin klub e ka në zemër.

“Unë jam tifoz i flaktë i Real Madridit.

Dashuria për këtë klubi më ka mbetur qysh si fëmijë. E dua shumë Realin, sidomos kur e mposhtë Barcelonën dhe fiton titullin kampion në Spanjë. Më ka pëlqyer Cristiano Ronaldo dhe tani Luka Modriç”, ka deklaruar këngëtari i njohur Xhezair Elezi.

Sipas gazetarit Reshat Ibrahimi, Xheza” e dashuron futbollin, edhe pse nuk ka qenë lojtar aktiv.

“Futbollin e ndjeki pothuajse rregullishtë. Edhe vet kam luajtur shumë futboll, edhe kur kam qenë më i ri, por luaj edhe tani kur kemi kohë të lirë. Mendoj se jam një futbollist teknik, dhe është vështirë me më ndal dikush (qeshet)”, thekson këngëtari i njohur “Xheza”, i cili me 2 maj festoi ditëlindjen e tij të 53-të.

Këngëtari Xhezair Elezi jeton në Çerkez të Kumanovës.

Gepostet von Reshat Ibrahimi am Dienstag, 5. Mai 2020


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All