Ed Sheeran është emëruar zyrtarisht si këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç. Këngëtari, 29 vjeç, pati një rritje të pasurisë së tij me 40 milionë dollarë të tjerë, që do të thotë se pasuria e tij totale është 200 milionë paund, sipas Sunday Times.

Ai njoftoi se do të bënte një shkëputje nga karriera e tij muzikore për t’u martuar me dashurinë e tij të fëmijërisë Cherry Seaborn, 28 vjeçe.

I dyti në listë është Harry Styles, i ndjekur nga Niall Horan në vendin e tretë, Louis Tomlinson në vendin e pestë dhe Liam Payne dhe Zayn Malik në vendet e gjashta dhe të shtata.

Grupi pop Little Mix renditet i katërti dhe Sam Smith është në vend të tetë. Stormzy, me një pasuri prej 20 milionë £, është në vendin e nëntë përkrah Rita Orës.

Dua Lipa dhe Goerge Ezra janë të dy në vendin e 11-të me 16 milionë paund pasuri secili.


Flash Lajme

Më të lexuarat