Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid i kanë thyer rregullat e vetizolimit pasi që dyshja ka vizituar shtëpinë e prindërve të saj edhe pse ishin të izoluar në “një banesë të zakonshme” afër aeroportit në Londër

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid duket se i kanë thyer rregullat e qeverisë britanike për vetizolim pasi që Dua ka vizituar për darkë shtëpinë e prindërve të saj.

Princesha e popit dhe modeli janë fotografuar afër një makine të zezë ku ajo është bashkuar me familjen e saj në Londër, disa javë pasi që ata janë vetizoluar në Londër.

Në një adresim kombit të dielën, kryeministri Boris Johnson ka thënë se britanikët mund të vizitojnë gjyshërit, të dashurën apo të dashurin jashtë shtëpive të tyre nëse ata janë dy metra larg njeri tjetrit.

E para e toplistave ishte e veshur zakonshëm derisa kishte një xhamper të zi dhe fermerka me atlete.

Amerikani Anwar shihet po ashtu duke u larguar nga shtëpia e familjes së Dua e ku ata vazhdojnë për destinacionin e radhës.

Rregullat e distancës sociale thotë se njerëzit, përjashto ata të cilët jetojnë bashkë, duhet të jenë larg dy metra nga njëri tjetri sepse kështu i shmangën virusit vdekjeprurës.

Britanikët i ishin shmangur vizitave familjare me të dashurit e tyre prej 16 marsit, një java para se vendi të vetizolohej i tëri më 23 mars. /GazetaExpress/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All