Një puthje e ëmbël, kundër paragjykimeve dhe homofobisë. Ricky Martin ka postuar në Instagram një video me bashkëshortin Jean Yosef. ‘Jemi këtu për të përfaqësuar Sirinë dhe Porto Ricon! Vëlla, faleminderit që u bërë pjesë e këtij mesazhi’, shkruan këngëtari që merr pjesë në klipin e këngëtarit portorikan Resident, ku alternohen çifte nga e gjithë bota.

Ricky po kalon karantinën me bashkëshortin, artistin suedez me origjinë siriane, në një vilë të mrekullueshme në Californi së bashku me 4 fëmijët e tyre, binjakët (Valentino dhe Matteo) që këngëtari i ka nga një nënë surrogato, kur ishte singel dhe dy të tjerët Renn Martin-Yosef dhe Lucia, të lindur pas lidhjes me Yosef. Puthja merr më shumë rëndësi sepse në këtë vit festohet një përvjetor shumë i rëndësishëm për botën e LGBT. Kana kaluar 30 vjet që kur në 17 maj 1990 homoseksualiteti u hoq përfundimisht nga lista e sëmundjeve mendore në klasifikimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

View this post on Instagram

@residente ¡Aquí #PuertoRico y #Syria representando! Hermano, gracias por hacernos parte del mensaje. ¡Que hermosa letra! #antesqueelmundoseacabe#lgbtq

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All