Pandemia globale coronavirus ka ndikuar që koncertet dhe mbrëmjet muzikore të cilat përfshijna turma të mëdha në njerëz, të anulohen anë e mbanë globit.

Një fenomen i tillë e ka prekur edhe estradën, të cilët tash e sa muaj gjenden në izolim dh pa kryer ndonjë aktivitet muzikor pranë publikut.

Reperi Mozzik është një ndër rep-artistët, i cili mesa duket është përmalluar për koncertet – gjë të cilën ai e ka shprehur përmes një postimi të bërë së fundmi në InstaStory.

“Sa më ka marrë malli për koncerte”, shkroi reperi ferizajas në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, duke ua bërë kështu me dije fansave se ka mall për ta.

“Lass mal” mban titullin kënga e tij më e fundit, të cilën ai e solli për fansat pak javë më parë dhe u prit mirë nga publiku.

Ai vazhdon të jetë mjaft i përfolur në mediat vendore për jetën profesionale, po aq sa edhe jetën private të tij.


Flash Lajme

Më të lexuarat