Ai tha se ishte ‘çmendurisht i dashuruar’ me të në fillim të këtij viti dhe nuk vonoi shumë që Jude Law dhe bashkëshortja e tij Phillipa Coan të japin lajmin e bukur që janë në pritje të një fëmije.

Coan, 32 vjeç, zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur pasi doli për pazar nëpër dyqane bashkë me bashkëshortin e saj, pak më shumë se një vit pasi u martuan.

Ajo ishte veshur me rroba pas trupit ndaj ishte e qartë të shihje barkun, ndërsa aktori 47-vjeçar, mbante çantat pas daljes nga një dyqan, në veri të Londrës.

Çifti që dolën hapur bashkë që në vitin 2015, u martuan në Old Marylebone Town Hall në Londër, tre muaj pasi aktori njoftoi fejesën e tyre.

Law ishte martuar më parë me aktoren dhe stilisten Sadie Frost, por dyshja u divorcua në 2003.

Ata kanë tre fëmijë – Rafferty, 23 vjeç, Iris, 19 vjeç dhe Rudy, 17 vjeç.

Aktori gjithashtu ka një vajzë të quajtur Sophia me modelen Samantha Burke, dhe një tjetër vajzë të quajtur Ada me këngëtaren Catherine Harding.

  


Flash Lajme

Më të lexuarat