Këngëtarja e njohur shqiptar, Enca kritikohet vazhdimisht qoftë për ekspozimin e tepruar, por edhe ndërhyrjet estetike në fizik.

Ndonëse ajo mohon të ketë bërë një gjë të tillë, fansat janë të pabindur dhe komentet negative dhe kritikat në adresë të saj janë pothuajse në secilin postim që ajo bën.

foto galeri

foto galeri

Edhe në disa imazhe që ka ndarë së fundmi, ku është shfaqur si çdo herë tjetër e kuruar dhe mjaft tërheqëse, shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar ‘look-un’ e saj, ndërsa të tjerë kanë nisur ta akuzojnë se ka bërë ndërhyrje plastike.

Por, kësaj radhe nuk ka munguar as përgjigja e Encës përmes një ‘Instastory’, duke treguar se gjithçka është thjesht gjenetike. “Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë zoti’ në profilin tim, zoti derdh një lot për ju. Thjesht genet e mira dhe bekimet e zotit”, ka shkruar Enca duke lënë të kuptohet se pamja e saj fizike është e trashëguar.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All