Muajt që lamë pas e pamë bukuroshen e programeve sportive, Ilda Bejleri nën drejtimin e ‘Procesi Sportiv’ krah Edi Manushit.Megjithatë pas disa muajsh nën drejtimin e tij, duket se Bejlerin do ta shohim në një ekran tjetër.

Burime për ‘RevistaWho.Com’ kanë treguar së fundmi se në javët në vazhdim se Ilda do të jetë pjesë e ekranit të ‘Tv Klan’ krah moderatorit të dashur të publikut shqiptar, Ardit Gjebrea.Nga fotoja duket se Ilda është krah Arditit në prapaskenat e ‘E diela shqiptare’. Nuk dihet ende nëse Bejleri do të jetë pranë Gjebreas në një rubrike të re apo aktuale, por kjo pritet të zbulohet në vetëm pak ditë.


Flash Lajme

Më të lexuarat