Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Aktorja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe mezi pret ta marrë në krahë të bijën.

Ajo dhe Besniku e kanë menduar emrin për vogëlushen por kanë preferuar ta zbulojnë kur ajo të vijë në jetë. Jonida është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë periudhës së pritjes së ëmbël dhe ka publikuar shpesh foto duke treguar barkun e rrumbullakosur, siç ka bërë dhe së fundmi.

Aktorja ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një fustan të ngushtë që i ekspozon më së miri barkun dhe në fytyrë shkëlqen nga nuri i shtatzënisë. Jonida shkruan se kjo pritje për të po bëhet e padurueshme. “Pritje e padurueshme”, ka shkruar ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All