Dua Lipa nuk ka harruar të urojë festën e Fitër Bajramit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka uruar myslimanët me rastin e Fitër Bajramit që festohet pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në postimin e saj në Instastory, artistja shkruan: “Me fat Bajramin për familjen time, miqtë dhe të gjithë ata që festojnë”.

Këngëtarja po e kalon karantinën në një shtëpi me qira me partnerin, Anwar Hadid dhe vazhdimisht publikon foto e video nga përditshmëria.

Ajo ka ndërprerë të gjitha koncertet në kohë pandemie dhe aktualisht mezi po pret të rikthehet në skenë!


Flash Lajme

Më të lexuarat