Mbrëmjen e djeshme në “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka qenë e ftuar Albana Bejko, moderatorja e emisionit “Ora Sport” në “Rtv Ora”.

Gjatë intervistës, Rudina Dembacaj e ka pyetur për koleget e tjera që moderojnë emisione sportive.

Rudina Dembacaj: Pëshkruaj me dy fjalë këto moderatore sportive, Marina Vjollca:

Rudina Dembacaj: Alesia Bami.

Albana Bejko: Alesia Bami është një zgjedhje vetem për marketing, s’ka lidhje me sportin dhe ajo besoj e di që s’ka lidhje me sportin.

Rudina Dembacaj: Marina Vjollca.

Albana Bejko: Moderatore por jo mjaftueshem e njohur me sportin.

Rudina Dembacaj: Enkeleida Zeko.

Albana Bejko: Enkeleida është profesioniste.

Rudina Dembacaj: Lei Kraja

Albana Bejko: Lei është shumë origjinale.

Rudina Dembacaj: Bora Zemani

Albana Bejko: Mua më pëlqente Bora sepse ka qenë shumë natyrale. Mënyra se si prezantonte i vinte natyrshëm. Nuk ishte e stisur.

Rudina Dembacaj: Hygerta Sako

Albana Bejko: Hygertën e shoh shumë shpesh në stadium padyshim që është profesioniste.

Rudina Dembacaj: Ilda Bejleri

Albana Bejko: Ilda ka batutë, është një ndër të vetmet që po ndan një përgjithsi të barabartë me Manushin.


Flash Lajme

Më të lexuarat