Sot është një ditë e veçantë për familjen e Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit. Vogëlushi i tyre, Ansi feston ditëlindjen dhe përveç urimeve të marra nga njerëzit e dashur, nuk kishte se si të mungonte një urim plot ndjenjë nga mami Andrra.



Andrra ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto që përkojnë me periudha të ndryshme, që nga lindja e vogëlushit e deri më sot. Krahas fotos ajo i ka dedikuar Ansit fjalët më të ëmbla, teksa shprehet se ai është bekimi i çdo dite.

“E falenderoj zotin për gjithçka kam, por asnjëherë s’do të jetë mjaftueshëm për ty! E di, e ndjej se dielli yt nuk do të shuhet kurrë, por çfarëdo të na servirë jeta unë premtoj të jem me ty pakohë në çdo hap tëndin. Mos e ndal kurrë vrapin e jetës, për askënd e asgjë…Je në çdo lutje timen, biri im! Të dua sikur mos kishte një të nesërme… 4 vite me ty ishin më shumë se një ëndërr. Gëzuar ditëlindjen, bekimi im i çdo dite”, ka shkruar Andrra.


Flash Lajme

Më të lexuarat