Telenovelat turke janë bërë vitet e fundit ndër më të ndjekurat në ekranin shqiptar dhe shumë prej televizioneve i kanë bërë pjesë të tyre. Këto telenovela ndiqen jo vetëm nga publiku i gjerë, por edhe nga personazhe të njohur publikë, të cilët e kanë treguar këtë përmes postimeve në rrjete sociale apo intervistave.

“RevistaWho.Com” ju sjell më poshtë VIP-at shqiptarë që ndjekin telenovela turke dhe shumica prej tyre duket se pëlqejnë më shumë ato historike si “Sulejmani i madhërishëm”, “Kosem” apo “Ertugruli”.

Çiljeta ndjek “Ertugrulin” – Këngëtarja postonte shpesh foto nga seriali duke e cilësuar si ndër më të bukurit që ka parë.

Ervin Kurti ndjek telenovelën “Sulejmani i madhërishëm”– Këtë gazetari i njohur e ka zbuluar gjatë “E diell”, ku tregoi se ashtu si shumica e shqiptarëve është përlotur për vdekjen e “Hyrremit”.

Image

Rovena Dilo ndjek telenovelën “Kosem” – Këngëtarja kohë më parë bëri një postim ku shprehej se ky është edhe seriali i saj i preferuar. “Arsyeja pse seriali historik KOSEM u bë i preferuari im. Çifti i jashtzakonshem, sulltan Ahmet (Ekin Koç) dhe Nasja (Anastasia Tsilimpiou) më çonin në botën e “1001 netëve”. Nuk po mësohem dot me Kösemin tjetër”-shkruante Rovena.

Image

Eni Koçi gjithashtu ndjek telenovelën “Kosem” – “Ç’na gjeti me këtë Sulltaneshën Kosem, edhe këtë kishim mangët të na linte pa gjumë”, shkruante këngëtarja.

Image

Stresi ndjek telenovelën “Kosem” – Reperi ka postuar shpesh video ku shfaqej duke ndjekur këtë telenovelë teksa komentonte edhe ngjarjet.

Image

Keisi ndjek telenovelën “Rejan” – Partnerja e Stresit ka publikuar disa video teksa ndiqte telenovelën turke dhe ia sugjeronte edhe fansave.


Flash Lajme

Më të lexuarat