Po ashtu si të gjitha çiftet, edhe modelja Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saysman kanë pasur debatet e tyre. Dyshja ishin të ftuar në një emision turk, ku gjatë intervistës modelja u ankua për partnerin e saj, i cili luante gjithë ditën në playstation.

“Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet“, tha Almeda.

Menjëherë reagoi Tolga, i cili u shpreh se: “Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh. Shtëpia jonë është shumë e pastër, por sikur të lë edhe gotën e çajit pranë divanit, Almeda bën namin”,tregoi aktori, me shaka.

“Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty”, shtoi më tej Almeda.


Flash Lajme

Më të lexuarat