Së fundmi në mediat turke u përfol se aktori Çagatay Ulusoy i njohur si “Sarp” është ndarë nga e dashura Duygu Sarisin.

Por mesa duket lajmet nuk kanë qenë të vërteta.

Burime për mediat turke kanë zbuluar se çifti jo vetëm që nuk janë ndarë, por drekën e Bajramit e kanë kaluar në shtëpinë e Kivanç Tatlitug.

Çagatay dhe Kivanç janë miq shumë të mirë dhe mesa duket edhe partneret e tyre kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Çagatay dhe Duygu janë parë në shtëpinë e Kivanç Tatlitug në fshatin Kemerburgaz.

Madje Duygu pozoi me qenin e Kivanç.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Basak Dizer gatoi për të ftuarit pjata të shëndetshme.

Kivanç është i martuar me Basak Dizer.

Ajo është me profesion stiliste.

Kjo nuk është hera e parë që Kivanç dhe Çagatay shihen bashkë pasi edhe vitin e kaluar dy aktorët i kaluan pushimet bashkë./revistawho.com

Image


Flash Lajme

Më të lexuarat