Stresi dhe Kejsi i dhanë fund lidhjes së tyre vitin e kaluar mirëpo pak kohë më parë u përfol se ata mund të ishin rikthyer së bashku, shkak për këtë u bënë komentet që ata linin në fotot e njëri-tjetrit.

Të gjithë menduan se lidhja e tyre po shkonte shumë mirë derisa Kejsi postoi një story ku shkruan se ‘Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri’.

E pyetur nga ndjekësit se nëse këtë verë do vijë në Shqipëri, Kejsi dha pikërisht këtë përgjigje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Kejsi ka postuar edhe një shprehje që thote: “Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.”

Nga ana tjetër Stresi nuk ka publikuar asgjë në rrjetet sociale që mund të na bëjë të dyshojmë se ata i kanë dhënë sërish fund romancës së tyre.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All