Edhe Mozzik i është bashkuar kauzës “Black lives matter”.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditët e fundit kanë shpërthyer protesta të dhunshme, pas vrasjes së një burri me ngjyrë, shkruan lajmi.net.

Për rastin e George Floyd, i cili po cilësohet racist, kanë reaguar edhe shumë emra të njohur, të cilët po solidarizohen përmes rrjeteve sociale.

Mes tyre, edhe artistët shqiptarë me anë të postimeve iu bashkohen kauzave, siç është edhe “Balck lives matter”.

Së fundi, reperi Mozzik ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me një vogëlush me ngjyrë.

View this post on Instagram

We are all the same ❤️ #blacklivesmatter #ingodwetrust #stopracism

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on


Pranë asaj fotoje, ai shkruan “Ne jemi të gjithë njësoj❤️#blacklivesmatter #nëZotbesojmë#stopracizmit”. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat