Vdekja e fro-amerikanit George Floyd, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta ka bërë bujë të madhe në gjithë botën. Kjo ngjarje tragjike preku më shumë bashkëshorten e George Floyd dhe vajza e tij 6 vjeçare.



Kanye West është ofruar që të paguajë tarifën e plotë të kolegjit të Gianna Floyd, vajzës së të ndjerit.

“TMZ” bën me dije se Kanye do e paguajë për 6 vite me radhë tarifën e shkollimit të vajzës së George Floyd.

Gianna është vetëm 6 vjeç dhe së fundmi ajo është parë në një foto teksa qëndronte në shpatullat e xhaxhait të saj dhe thoshte se “babi ndryshoi botën”.

Kanye gjithashtu ka dhuruar edhe 2 milion dollarë për familjarët e George Floyd.


Flash Lajme

Më të lexuarat