Kjo verë ka ardhur e bekuar për disa nga emrat e njohura të “showbizz”-it tonë. Ky sezon ka bërë nënë për herë të parë tri vajza të ekranit. Do të ishte fillimi i këtij viti, ai që do ta na zbulonte se tri bukuroshet ishin në pritje të ëmbël.

Jonida Vokshi, Klea Huta dhe Alba Çobaj janë bërë nënë në qershor, duke sjellë në jetë vogëlushet e tyre. Përgjatë gjithë shtatzënisë, ne i kemi ndjekur për të rrëmbyer prej tyre ndjesinë e pritjes së ëmbël. Por, ajo që na bëri shumë përshtypje është se të tria vajzat menjëherë pas lindjes u shfaqën në superformë fizike.



105931339_1027411047768412_2500656043415768088_n105574596_728533477958510_1869707755157761903_n
<
>

Jonida Vokshi në muajt e parë të shtatzënisë ishte pjesë e jurisë në “Top Talent”. Edhe pse fillimisht ajo e përgënjeshtroi shtatzëninë, aktorja më në fund u “dorëzua”. Duke mbajtur në dorë tollombazen rozë, Jonida rrëfeu në program se priste një vajzë. Përgjatë karantinës, ajo dhe bashkëshorti saj Besniku kanë qenë pranë ndjekësve në rrjetet sociale me një “reality show” brenda shtëpisë, ndaj dhe shpesh e kemi parë brunen edhe me barkun e rrumbullakosur. Por duhet thënë që ajo që më së shumti na bëri përshtypje është kjo foto, shumë pak pas lindjes. Aktorja shëtit tashmë me Emën, vogëlushen e saj, por edhe me bark përjashta dhe duhet thënë se duket perfekt.

Alba Çobaj është padyshim një nga personazhet më të pëlqyer në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Vajza e njohur për natyrën e saj të çiltër duket se prej kohësh na e kishte mbajtur një sekret. Vetëm kur ishte 9-muajshe shtatzënën, Alba publikoi lajmin se tashmë ishte në fund të pritjes për t’u bërë nënë. E në fakt në rastin e Albës ishte edhe më e lehtë të na “mashtronte”, pasi ajo gjithnjë ka pasur një fizik elegant dhe barku vështirë t’i shihej përpara se shtatzënia të arrinte fundin. Tashmë që vogëlushja Sofia ka ardhur në jetë, moderatorja ka postuar edhe foton 5 ditë pas lindjes. Ju duket gjë juve sikur ka qenë shtatzënë? Neve jo!

Klea Huta vetëm pak muaj më parë me anë të një videoje zbuloi gjininë e bebit. Ajo dhe Elgit Doda u bënë prindër të Krid dhe jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë. Këngëtarja menjëherë iu rikthye jetës së saj, por tashmë si një mama e përkushtuar. Për familjen kanë nisur edhe xhirot e pasdites me karrocë. Por ajo që personalisht na ra në sy është fiziku i Kleas, që duhet thënë është perfekt, si gjithmonë.


Flash Lajme

Më të lexuarat