Oriola Marashi mbetet një nga femrat më joshëse në vendin tonë. Supermodelja është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. E mësuar me jetën e pasarelës dhe e seteve fotografike, duket se ky vit ka ardhur me ndryshime edhe për brunen seksi.

Ishte fillimi i 2020-ës, ai që i solli dashurinë. Ajo dhe Eros Grezda bëjnë padyshim një nga çiftet më seksi të “showbizz”- it.



Dyshja nisi një lidhje në fillim të këtij viti dhe duket që prej asaj dite janë të pandashëm. Ditët e fundit është folur edhe për një fejesë mes të dyve, por “Gazeta Shqiptare” ka mundur të mësoje se ky lajm nuk është i vërtetë. Aktualisht futbollisti dhe Oriola ndodhen në Kroaci, ku po shijojnë edhe ditët së bashku, por të dy ende nuk kanë ndërmend për një fejesë, as për një ceremoni, as për shkëmbim unazash.

Të dy janë duke u njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe madje, duke zbuluar anë të panjohura edhe te vetja. Por, duket se kjo periudhë me të dashurin ka bërë që Oriola t’i largohet disi modelingut dhe të orientohet te profesioni i saj. Pasi ka realizuar këngën e saj të parë që do të këndohet nga Besa, ajo po kompozon këngë të reja për artistë. Mesa duket, kjo periudhë karantine e ka gjetur modelen në kuzhinë, por edhe duke krijuar për këngëtarë të tjerë.

Ajo prej kohësh është zhvendosur në Kroaci, ku jeton edhe Erosi, për të qenë më pranë të dashurit. Të dy i kalojnë ditët duke shëtitur nëpër qytet, por edhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Vetëm pak ditë më parë ajo postoi foto në krah të partnerit të saj dhe ndonëse ia kishte mbuluar fytyrën, bëhet fjalë për futbollistin e njohur.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All