Anxhela Peristeri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj. Këngëtarja gjithashtu është komentuar shumë edhe për pamjen e jashtme, pasi u shfaq super në formë pas humbjes së kilogramëve të tepërt.

Këngëtarja njihet si një personazh pa komplekse, ku së fundmi nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale dhe foto ku shfaqet pa pikë grimi. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e fansave kanë qenë qukat në fytyrën e saj, por kanë qenë të shumtë ata që e kanë vlerësuar këngëtaren për thjeshtësinë dhe bukurinë që e karakterizon.

Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja tregoi se shumë shpejt pritet të nxjerrë dhe projektin më të ri muzikor, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. “Si mendoni? Është baladë apo këngë ritmike kënga e radhës?? “, shkroi Anxhela para pak ditësh në Instagram .


Flash Lajme

Më të lexuarat