Moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani  ka dhënë lajmin e bukur disa ditë më parë  përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj, Eduart Grishaj. Moderatorja zbuloi se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, por kurioziteti i fansave tashmë është në lidhje me gjininë e fëmijës.



2
<
>

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, është zbuluar dhe gjinia e foshnjës që moderatorja do të sjellë në jetë dhe kjo nëpërmjet dhuratave që Arbana mori nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur.” Ata i kanë blerë rroba ngjyrë blu për bebushin, duke zbuluar kështu se Eduarti dhe Arbana do të bëhen së shpejti prindër të një djali.


Flash Lajme

Më të lexuarat