Gjithçka është në gjak dhe Blue Ivy është prova e vërtetë. Në moshën 8-vjecare vajza e madhe e Beyonce dhe Jay-Z ka marrë një çmim në Bet Awards për zërin e saj në këngën “Brown Skin Girl”, duke u bërë kështu fituesja më e re e të gjitha kohërave.

Kënga është e mamit Beyonce, e reperit amerikan Saint Jhn dhe e këngëtarin nigerian Wizkid është pjesë e albumit “The Lion King: The Gift” (kolona muzikore e filmit ‘Mbreti luan’). I BET Awards janë çmime që jepen që prej 2001 nga network Black Entertainment Television, për afro-amerikanët e famshëm në fushën e muzikës, aktrimit, sportit dhe në sektorë të tjerë të ngjashëm. Këtë vit është mbajtur edicioni i 19 por në formë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nga skena virtuale Beyonce ka ritheksuar rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit. ’Zërat tuaj duhen dëgjuar, po i tregoni të gjithëve që beteja juaj ja ka vlejtur”, ka konfirmuar Queen B për publikun afro-amerikan dhe aktivistëve anti racist. Në këtë event ka marrë pjesë edhe ish zonja e parë e Amerikës Michelle Obama, që ka mbështetur impenjimin e saj për komunitetin me ngjyrë: ‘E shohim në gjithçka që bëni, nga muzika që i jep zë gëzimit dhe dhimbjes me ngjyrë, tek aktivitetet që kërkojnë drejtësi për jetën e njerëzve me ngjyrë’. Obama ka lëvduar edhe aktivitetin promocional të të rinjve artistë dhe pozicionet e tyre kundër seksizmit dhe racizmit’.


Flash Lajme

Më të lexuarat