Genc Prelvukaj kohë pas kohe është aktiv me postime në rrjete sociale, me të cilat prek tema të ndryshme. Së fundi, ai ka ngritur si shqetësim çështjen e kopjimit të skenave të klipeve, gjatë kohës kur ata xhirojnë.

Në një status në “Instagram” ai ka shkruar se si hajdutë ata vjedhin idetë dhe më pas i realizojnë në studiot e tyre muzikore, por sipas tij me një cilësi shumë të dobët. Këngëtari nuk ka treguar se kujt ja drejton këto fjalë, por mesa duket ai është mjaft i revoltuar me kolegët e tij. “Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar këngëtari.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All