Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të dashurisë disa vjeçare, që i dhanë fund pak muaj më parë. Pavarësisht spekulimeve se dyshja është ndarë, vetëm pak ditë më parë ishte Ronela e cila pranoi se është single.

Unë jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë, edhe jam vetëm. Jam shumë e fokusuar me punën, kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ja rinis punës dhe me shpresë që zoti i di të gjitha, i ka shkruar ca gjëra për ne, kështu që ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha Ronela.

Së fundmi, në një intervistë për mediat kosovare këngëtarja tregoi se fokusi i saj për momentin është vetëm muzika, teksa shtoi se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe ndonjëherëe jam dhe overthinking gjatë gjithë kohës, dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë.

Njeriu nuk mjaftohet kurrë me asgjë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”, tha Ronela.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All