Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ndonëse janë fotografuar shpeshherë bashkë, ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre. Së fundmi, ka qenë Bora, e cila ka thyer heshtjen dhe ka publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut.

Ajo ka pranuar në këtë mënyrë publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë. Bora ka zgjedhur ta mbulojë fytyrën e tij me një emoji, ndonëse duket qartazi se është ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”. Ndërkohë nuk ka munguar as komenti i Romeos, i cili edhe këtë herë nuk ka hequr dorë nga ngacmimet.

“Mqs është çuni jot atëher edhe unë do e kem si vëlla”, ka komentuar ai.


Flash Lajme

Më të lexuarat